Mes jetës dhe vdekjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mes jetës dhe vdekjes

Mijëra refugjatë në Bosnje Hercegovinë po përballen me kushte shumë të vështira. I ftohti, mungesa e strehimit, ushqimeve dhe veshmbathjeve po e vështirëson edhe më shumë jetesën. Rreth 2,500 prej tyre aktualisht janë vendosur në çadra pranë qytetit verior të Bihacit, por era e ftohtë ka dëmtuar një pjesë të madhe të tyre.

Autoritetet lokale kanë refuzuar të rihapin edhe një tjetër qendër strehimi për shkak edhe të Covid-19. Në vend të kësaj qindra janë detyruar të kthehen në një kamp të përkohshëm që u shkatërrua nga zjarri vitin e kaluar.

Peter Van der Auweraert i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka bërë të ditur se shumë shpejt ata do të strehohen në disa çadra ku do të kenë ushqim dhe ngrohje.

Një pjesë e madhe e tyre janë sjellë nga ushtria. Kampi i përkohshëm u hap verën e kaluar kur pandemia e koronavirusit detyroi që mos pranonte më emigrantë duke mbyllur kështu kufijtë.

Advertisement

Por agjencitë nuk dërguan më ndihma me argumentin se aty janë kushte çnjerëzore. Emigrantët janë nga Azia e Jugut, Afrika dhe Lindja e Mesme erdhën në Bosnjë ndërsa përpiqeshin të arrinin Kroacinë, vend anëtar i BE-së

Aktualisht një vend strehimi është ngritur edhe në Lipa, por disa nga emigrantët kanë refuzuar të qëndrojnë aty, sepse u mungon ngrohja dhe higjiena. Disa gjithashtu hynë në grevë urie, të zemëruar nga mungesa e pajisjeve.

Në vitet e fundit mijëra njerëz, përfshirë edhe refugjatë që ikin nga konfliktet në Afganistan dhe Siri, kanë hyrë në Bosnjë me shpresën për të marrë azil në BE.  Shefi i politikës së Jashtme, Josep Borrell është shprehur se BE ka financuar për shumë kohë Bosnjen për të strehuar refugjatët e paligjshëm, por zyrtarët boshnjakë e kanë injoruar këtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy