Mes lotësh, momenti kur nëna del nga policia me Amarin: A do t’ua lërë më djalin gjyshërve?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mes lotësh, momenti kur nëna del nga policia me Amarin: A do t’ua lërë më djalin gjyshërve?

Nëna e 3-vjeçarit Amar ka folur për mediat pasi u ribashkia me të birin.

Ajo ka shprehur falenderimet e saj, pasi më në fund takoi djalin pas gati një javë.

“Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha gruaja.

E pyetur nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk dha një përgjigje.

Advertisement

 “E di prokuroria, e di gjykata!”, tha ajo.

3-vjeçari ishte zhdukur prej disa ditësh, pasi kishte shkuar te gjyshërit. Pas takimit të përjavshëm, prindërit e babait të vogëlushit, i cili ka ndërruar jetë në aksident, refuzuan ta kthenin të miturin.

Ndërkohë, gjyshi i të miturit refuzoi të fliste pasi u arrestua nga policia.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura.

Advertisement

Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.

/vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy