Mësimi nis dy javë para datës zyrtare/ Kushi: Do të plotësojmë mangësitë e mësimit online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësimi nis dy javë para datës zyrtare/ Kushi: Do të plotësojmë mangësitë e mësimit online

Mësimi për vitin shkollor 2021-2022 do të nisë dy javë përpara datës zyrtare.

 

Diçka e tillë u konfirmua nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë për mediat.

 

Advertisement

Ajo deklaroi se kjo masë është marrë për të plotësuar mangësitë nga mësimi online, për shkak të pandemisë.

 

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy