Meta: Banorët e përmbytur asnjë ndihmë nga shteti, në disa zona pritet përkeqësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Banorët e përmbytur asnjë ndihmë nga shteti, në disa zona pritet përkeqësim

Presidenti Ilir Meta akuzon strukturat shteterore se kanë lënë pa ndihme banorët që sot po vuajnë problemet e përmbytjeve në disa zona të vendit.

 

Vështirë të gjesh sot një rajon në Shqipëri, pa probleme nga reshjet e ditëve të fundit.

Dhjetëra shtëpi, biznese dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke, pronë private e publike, nga Veriu në Jug, janë gdhirë nën ujë, por ndihma e strukturave shtetërore për banorët mungon.

Advertisement

Mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm.

E njëjta situatë rezulton në Berat ndërsa paralajmërohet një përkeqësim i mundshëm i gjendjes në Qarkun e Fierit dhe të Korçës.

Raportet paraprake flasin për mbi 1500 hektarë tokë të përmbytur në NënShkodër dhe nga shkarkimet e detyrueshme në hidrocentrale situata do të rëndohet.

 

Advertisement

Kreu i shtetit ka bërë apel që shteti ti garantojë ndihmen cdo qytetari në këto zona ku uji ka përmbytur toka, biznese dhe shtëpi. Sipas Metës, ndihmat ushqimore për banorët dhe gjënë e gjallë duhen të jenë në vëmëndje të autoriteteve gjatë këtyre orëve.

 

 

Sipas IGJEUM priten prurje masive edhe nga Vjosa, që mund të dalë nga shtrati në pjesën fundore duke shkaktuar përmbytje.

Advertisement

Në këtë gjendje të rënduar, nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave qendrore e vendore për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikëse duhet të jenë 24/24 orë në terren pranë qytetarëve në nevojë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë.

Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.

Advertisement

Ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe padiskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy