
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka “shpërthyer” ashpër ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar këtë të fundit se po uzurpon PD-në për të bërë biznes me Edi Ramën.
Në Quo Vadis, Meta tha se gjykata është shprehur për PD-në, por sipas tij nuk është lejuar nga Rama regjistrimi i këtij vendimi.
Kreu i PL-së shton më tej se çdo përpjekje për të bllokuar regjistrimin e PD të vërtetë do t’i rikthehet në bumerang regjimi mafioz dhe do të forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.
“Këtu problemi është me Lulzim Bashën i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës. Të gjithë shqiptarët dhe demokratët e dinë që ai ka dhënë dorëheqjen dhe kjo dorëheqje nuk ekziston në asnjë institucion shtetëror, i cili kërkon të uzurpojë vulën e PD që të vazhdojë pazaret personale me Edi Ramën. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar që të regjistrohet vendimi i gjykatës.
AdvertisementKjo është një gjë shumë e qartë dhe kjo histori është e kthjellët për këdo qytetar të Shqipërisë. Çdo përpjekje për të bllokuar regjistrimin e PD të vërtetë do t’i rikthehet në boomerang këtij regjimi mafioz dhe do të forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, jo vetëm për t’i dhënë fund këtij uzurpimi 100% të pushtetit vendor”, tha Meta.