Meta flet për spiunë dhe tradhtarë brenda partisë: Po më sulmojnë Tedi Blushin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta flet për spiunë dhe tradhtarë brenda partisë: Po më sulmojnë Tedi Blushin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet ditën e sotme ka bërë deklarata të forta. Teksa vlerësuar figurën e Tedi Blushit, të cilin e ka ripropozuar për postin e Sekretarit të Partisë së Lirisë, Meta tha se Blushin “duan ta vrasin” pasi nuk mund të bëjnë opozitë si ai.

Meta: “Vijmë te korçari, kolonjari, Tedi Blushi. Jam krenar që e kam çuar në Blush për herë të parë. Do i nxis të gjithë që të shkojnë në vendlindjen e tyre. Hitleri tha se; kur të shkoj në Moskë, Stalinin do ta vras të dytin. Të parin do vras gazetarin e Radio Moskës që lexonte komunikata. Pse duan të na e ‘vrasin’ këta Tedin? Këta nuk e kanë me Tedin por e kanë me Metën sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili ka krijuar fraksionin Duman-Dvoran-Adrian. Duan të na vrasin Tedin sepse nuk bëjnë dot opozitën si Tedi. Tedi as ka firmosur për lobime, as ka qenë minsitër, as ka bërë ndonjë tender. Tedi është njeri që jep fjalën dhe shkon deri në fund. Ai është shumë i qartë dhe i orientuar drejt dhe është patriot. Ilir Meta ka nevojë për patriotë jo për çimkaxhinj dhe çimkaxhesha. Unë jam partizan i organizmit perfekt me data, me afate, me objektiva.

Ilir Meta tha sot se PL do të ketë një strukturë të re pas Konventës së 27 prillit.

Ai deklaroi se PL do të ketë president, post për të cilin do të kandidojë vetë. Ai gjithashtu zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy