Meta i shqetësuar për rritjen e çmimeve: Koha për t’i mbështetur pa vonesë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta i shqetësuar për rritjen e çmimeve: Koha për t’i mbështetur pa vonesë qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve në vend.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se 930,457 qytetarë jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë. Sipas tij, mijëra qytetarë nuk mund ta përballojnë koston e lartë të jetesës.

 

Advertisement

Meta thekson se është koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë.

 

“Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.
Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.
Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.
Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.
Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.
Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.
Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.
Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!
Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy