Meta kujton 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos: Eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta kujton 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos: Eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën dhjetëra shqiptarë.

 

Kreu i shtetit shkruan se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të ndalur fenomenin e largimit të shqiptarëve.

 

Advertisement

“Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit. Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy