Meta: Mbështetje e plotë për Berishën, koalicion historik me PD, listat do hartohen në bashkëpunim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Mbështetje e plotë për Berishën, koalicion historik me PD, listat do hartohen në bashkëpunim

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar se ne 14 maj do te garoje ne koalicion me Sali Berishen dhe partite e tjera qe jane pjese e kampit opozitar.

 

Gjate një konference me gazetaret, Meta theksoi se kandidatet per kryetaret e bashkive e kane prej javesh mbeshtetjen e partise së Lirisë.

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Procesi i primareve ku moren pjese me dhjetera mijera ka nxjerre super kandidate qe nuk I takojne vetem Sali Berishes por te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk ka mekanizem, hile dhe poshtersi qe I ndalon kandidatet te regjistrohen e te jene fitimtare ne 14 maj. “

Advertisement

 

Dalja ne nje koalicion i detyron Ilir Meten dhe Sali Berishen të negociojne tani emrat e kandidateve për keshillat bashkiake. Por Meta ka preferuar te mos jape detaje si do te ndertohen listat duke u fokusuar tek beteja e opozites ne secilen bashki të vendit.

 

“Kemi nje marreveshje historike me PD, persa i takon edhe ceshtjes se keshillave, per shnderrimin e tyre ne tribuna ku qytetaret do te flasin per padrejtesite dhe te jeni te sigurte qe ky bashkepunim do te funksionoje ne menyre te mrekullueshme.”

Advertisement

 

Në perzgjedhjen e kandidateve per kryetaret e bashkive vete Meta preferoi te mos kerkonte asnje bashki te madhe; dhe kandidatet e partise së Lirise u bene pjese e primareve e fituan ne 4 bashki te vendit.

 

Mbetet per tu pare si do ti ndertojne raportet per keshillat bashkiake Sali Berisha e Ilir Meta tani qe jane te detyruar te paraqesin nje liste unike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy