Meta: Qeveria të ndërhyjë në çështjet që shqetësojnë qytetarët, policia të distancohet nga dhuna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Qeveria të ndërhyjë në çështjet që shqetësojnë qytetarët, policia të distancohet nga dhuna

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

 

Me anë të një postimin në Facebook, Meta i bën gjithashtu thirrje policisë së Shtetit që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

 

Advertisement

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy