Meta: Rama përdor SPAK kundër meje, nuk mbaj përgjegjësi për askënd që ka probleme me ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Rama përdor SPAK kundër meje, nuk mbaj përgjegjësi për askënd që ka probleme me ligjin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur strukturat e drejtësisë kundër tij dhe opozitës. Gjatë një konference me gazetarët, Meta deklaroi se çështja “Cez-Dia” për të cilën ai tashmë është thirrur nga SPAK-u si person në dijeni, është hapur me ndërhyrjen e ish-zyrtarit të lartë McGonigal.

“Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të frabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës. Çështja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Çështja është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Ky është një moment mes manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve”, tha Meta.

Meta preferoi të shmangë një koment për betejën e Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij, në gjykatë për rikthimin e një telefoni të sekuestruar.

“Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për çdo sjellje në raport me ligjin.  Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj  ju dhe shqiptarët  që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.”, shtoi Meta.

Advertisement

Prej kohesh Ilir Meta njësoj si lideri i opozitës Sali Berisha kanë akuzuar prokurorinë dhe gjykatën e posaçme se zbatojnë urdhrat politikë të kryeministrit Rama./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy