Meta reagon pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës: Kryevepra kriminale me të cilën janë blerë dy palë zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta reagon pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës: Kryevepra kriminale me të cilën janë blerë dy palë zgjedhje

Drejtësia duhet të kishte vepruar më herët ndaj aferës së inceneratorëve.

 

Kryetari i Partisë së Lirisë e quajti të vonuar por të domosdoshëm urdherin e SPAK për të vënë nën sekuestrim kompaninë koncensionare për inceneratorin e Tiranës.

 

Advertisement

Me paratë e korrupsionit tha Ilir Meta, qeveria e Edi Ramës bleu votat në dy proceset e fundit zgjedhore.

 

ILIR META

KRYETAR, PARTIA E LIRISE

Advertisement

 

“Kryevepra kriminale që është toleruar për një kohë të gjatë dhe këtë lajm të fundit e vlerësojmë shumë të vonuar por sidoqoftë pozitiv, faktet janë atje, aty kanë qënë prej vitesh, të treja çështjet, Elbasani, Fieri dhe Tirana janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të krijuar, ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Inceneratorët janë ndërmarrja e rilindjes si organizatë me të cilën janë bërë dy palë zgjedhje dhe janë përdorur gjerësisht për të deformuar vullnetin e shqiptarëve.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy