Meta shmang “6 dhjetorin”/ Kreu i PL nuk komenton tubimin e opozitës të shpallur nga Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta shmang “6 dhjetorin”/ Kreu i PL nuk komenton tubimin e opozitës të shpallur nga Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka preferuar të shmangë komentet për protestën e thirrur nga Partia Demokratike në 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti mes BE dhe vendeve të Ballkanit perëndimor.

 

 

Gjate vizitës në panairin e librit, Meta u fokusua tek botimet, duke mos sqaruar pozicionin e Partisë së lirisë në raport me këtë protestë.

Advertisement

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

Advertisement

 

“Sot jemi te libri, jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor.”

 

 

Advertisement

Meta u fokusua tek letërsia, duke e krahasuar librin me situatën në vend.

 

 

“Letërsinë e kemi më të mirë për Shqipërinë për momentin. Është momenti për ta bërë Shqipërinë më zemër gjerë për të gjithë shqiptarë

Advertisement

 

 

Prej momentit kur Ilir Meta erdhi në krye të Partisë së Lirisë, opozita ka qenë e bashkuar vetëm në protestën e 12 nëntorit. Kur Ilir Meta vendosi të protestonte para inceneratorit të Tiranës, PD nuk e mbështeti, mbetet për tu parë nëse Partia e Lirisë do ta mbështesë Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy