Meta: Të sëmurët me Covid në mëshirë të fatit, kriminale, trajtimi i tyre me oksigjen të paçertifikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Të sëmurët me Covid në mëshirë të fatit, kriminale, trajtimi i tyre me oksigjen të paçertifikuar

Presidenti Meta referuar një raporti mediatik, bëri të ditur se mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

 


Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.

 

Advertisement

Kreu i shtetit shtoi se është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

 

Meta bëri apel që të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik ndërsa kërkoi që përgjegjësit të nxirren para ligjit!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy