Meta thirrje Kuvendit dhe Qeverisë: Reforma rrënjësore për të shëndetësuar arsimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta thirrje Kuvendit dhe Qeverisë: Reforma rrënjësore për të shëndetësuar arsimin

Presidenti  Ilir Meta ka përsëritur thirrjen adresuar Kuvendit qeverisë për reforma rrënjësore në arsim.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij në konferencën për mediat ditën e premte.

“I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.
Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të vërteta dhe të besueshme, që do ta transformojnë këtë sektor.
Për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.

Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë”.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy