Mijallkov ‘blen’ lirinë me 11 milionë euro, kritikohet vendimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit e Maqedonisë ka vendosur të lirojë nga paraburgimi ish drejtorin e Sigurisë dhe Kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov.

Kundrejt një garancie pasurore në vlerën e 11 milionë eurove, Mijallkov tanimë vetëm do të duhet të paraqitet një herë në javë.

Vendimi i Apelit ka marrë kritika nga liderët politik dhe jo vetëm.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka kërkuar nga gjykatësit e çështjes që të shpjegohen para opinionit se në çfarë bazash e kanë liruar Mijallkovin.

Advertisement

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për ta liruar Sasho Mijallkovin nga paraburgimi e ulë besimin edhe ashtu të cenuar të qytetarëve në gjykata. Mijallkov ishte person me rrezik potencial për arratisje, ndërkohë edhe arsyeja e zhvillimeve nga të cilat u shqetësua opinioni. Gjykatësit Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti duhet t’i japin llogari opinionit se në çfarë bazë kanë sjellë një vendim të tillë dhe në cilën formë do ta marrin përgjegjësinë në rast se Mijallkov arratiset”, tha Bojan Mariçiç, ministër i Drejtësisë.

Zëvendës-ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu ka kërkuar transparencë të plotë për këtë vendim.

“Gjykata e Apelit në Shkup le ta arsyetojë para opinionit vendimin për ndryshimin e masës për siguri për rastin e Sasho Mijallkovit dhe si e shfrytëzuan gjyqtarët të drejtën diskrecionale – bindjen e lirë për një vendim të tillë! Këshilli Gjyqësor të merr masat e duhura për ta shqyrtuar këtë veprim të gjyqësorit që shqetësuan opinionin!”, tha Agim Nuhiu.

Edhe LSDM dhe Alenaca për Shqiptarët kanë reaguar ashpër për këtë vendim.

Advertisement

“Vendimi i gjykatës që pranoi garancinë e Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi është skandaloz dhe një goditje serioze mbi drejtësinë. Gjykatësit të dalin dhe të arsyetojnë se si një person me mbi 20 vite burg të shqiptuara nga gjykatat të mos ketë rrezik për arratisje”, ka thwnw Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Me vendim të Gjykatës së kapur penale, sot u la i lirë Sasho Mijallkov, partneri kryesor i regjimit aktual dhe njeriu që shkatërronte fate njerëzish dhe buxhetin e shtetit. Ky rast edhe njëherë demaskoi agjendën mashtruese euro-integruese të këtij regjimi dhe legjitimoi vlerësimet tona se ky regjim duhet të bjerë një ditë e më parë”, ka reaguar Aleanca për shqiptarët.

Sasho Mijallkov po vuante paraburgimin për rastin “Thesari” të ish Prokurorisë Speciale, për të cilin ishte dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e shkallës së parë. Ai akuzohet se gjatë kohës sa drejtonte policinë sekrete ka abuzuar me blerjen e disa pajisjeve në vlerën e 800 mijë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy