Mijallkov lirohet nga paraburgimi, Apeli pranoi garancinë prej mbi 11 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, po lirohet nga paraburgimi. Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë prej 11.106.501 euro, konfirmoi gjykata e shkallës së dytë për “360 gradë”.

Ankesa e tij u miratua, ndërsa urdhri i paraburgimit u zbut duke pranuar lirimin me kusht.

Gjyqtarët e apelit ndaj tij kanë vendosur masën e sigurimit, përkatësisht konfiskimin e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë.

Pas pranimit të garancisë prej 11 milionë euro, ish-kreu i DSK-së duhet të lirohet nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative duke lënë peng pronën e ofruar si garanci dhe se nuk do të arratiset.

Advertisement

Mijallkov po vuan masën e paraburgimit për rastin “Thesari”, për të cilën është dënuar me 8 vite burg./Telegrafi/

Mijallkov lirohet nga paraburgimi, Apeli pranoi garancinë prej mbi 11 milionë euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy