
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë mbledhur në Tiranë, në takimin e Ministrave të Jashtëm , i cili I paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.
Takimi drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili ka mikpritur homologun grek George Gerapetritis, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Dacic, kryeministrin ne detyre dhe njekohesisht Ministrin e Jashtem ne detyre te Malit te Zi Dritan Abazovic dhe kryediplomaten gjermane Annalena Baerbock.
Kjo e fundit është prononcuar për mediat para hyrjes në Pallatin e Brigadave.
Në takim do të marrin pjesë gjithashtu edhe Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve të tjera anëtare të Procesit të Berlinit si Austria, , Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.