Ministri Balla takon ambasadorin gjerman: Punë intensive për të parandaluar ngjarjet kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Balla takon ambasadorin gjerman: Punë intensive për të parandaluar ngjarjet kriminale

Një tjetër marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane ku fokusi i tyre do të vendoset në kuadër të kampionatit europian Euro 2024. Sipas ministrit Taulant Balla mbarëvajtja e këtij kampionati dhe pjesmarrja e policisë shqiptare në këtë event tregon për një impenjim me institucionet e huaja për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe falsifikimin e biletave.

“Kemi nënshkruar dokumentin e angazhimeve tona në këtë kuadër. Na duhet të bëjmë një punë intensive përmes të gjitha shërbimeve të kontrollit të pasagjerit, të drejtorisë tonë të marrëdhënjëve me jashtë dhe me Interpol dhe Europol për të parandaluar çdo lloj forme të ngjarjeve kriminale duke luftuar dhe fenomenin e falsifikimit të biletave”, tha Balla.

Edhe vetë ambasadori gjerman e vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes me palën shqiptare për Euro 2024 ku vendosi theksin se shqiptarët janë tifozët e tretë në rënditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik. Ndërkohë pala gjermane dhuroi dhe disa pajisje teknologjike për uniformat blu që do ti vijë në ndihmë sidomos policisë kufitare dhe forcave RENEA./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy