Ministri Çuçi vlerëson operacionin e madh anti-drogë në Skrapar: Nuk do të kursejmë askënd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Çuçi vlerëson operacionin e madh anti-drogë në Skrapar: Nuk do të kursejmë askënd

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi reagoi pas operacionit antidroge në Skrapar të zhvilluar nga SPAK që goditi drejtues vendor dhe efektive policie.

Çuçi e quajti këtë një operacion shumë të rëndësishëm, duke mos i kursyer vlerësimet për Policinë e Shtetit dhe Gjykatën e Posacme.

 

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Advertisement

 

Ministri shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy