Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkan, ndalesa e parë në Tiranë, takohet me homologun Igli Hasani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkan, ndalesa e parë në Tiranë, takohet me homologun Igli Hasani

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, është ndalur në Tiranë në kuadër të turit të tij 4 ditor në rajon.

Ministri turk ka mbërritur që mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet, ku fillimisht u takua me përfaqësues të bizneseve turke në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë sot një takim me homologun e tij Igli Hasani.

Pas takimit, dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:00.

Advertisement

Hakan Fidan ndodhet në Shqipëri në kuadër të turit të tij, ndërsa më pas do të ndalet edhe në Bullgari dhe Rumani./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy