Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet fiskale dhe prioritetet kryesore të qeverisë për vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e një buxheti të balancuar që garanton zhvillim ekonomik dhe stabilitet financiar.

Mbledhja u zhvillua pa praninë e opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit.

Sipas vendimit të grupit parlamentar të PD-së, asnjë deputet demokrat nuk do të marrë pjesë në komisione parlamentare deri në një vendim përfundimtar që pritet të merret në mbledhjen e grupit gjatë ditës së sotme.

Advertisement

Situata vjen në një kohë kur diskutimi i detajuar i projektbuxhetit 2026 pritet të nisë edhe në komisionet e tjera parlamentare, përpara se dokumenti t’i kalojë seancës plenare për miratim.

Ndërkohë, opozita akuzon mazhorancën se po i mohon të drejtën e fjalës në Kuvend. Dy ditë më parë, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e një platforme parlamentare përpara Kryeministrisë.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy