
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete ka deklaruar se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët me FMN dhe Bankën e Shqipërisë.
“Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.
Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.
Advertisement
Ministri Mete e konsideroi këtë lajm si inkurajues për të vazhduar vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.