Ministri Vitia refuzon ndihmën e Shqipërisë: Nuk na lejon ligji të marrim vaksinat kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Vitia refuzon ndihmën e Shqipërisë: Nuk na lejon ligji të marrim vaksinat kineze

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar vaksinimin e mësuesve të Kosovës në Shqipëroi. Gjatë një deklaratë për shtyp, Vitia ka thënë se shkak për refuzimin e vaksinimit është mungesa e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe të AstraZenecës.

Ai është shprehur se në Shqipëri janë vetëm vaksinat Sinovac të prodhuara në Kinë dhe se kjo vaksinë nuk është miratuar nga EMA.

“Kam kërkuar nga ministrja Manastirliu që të mundësohet vaksinimi i mësimdhënësve. Mirëpo fatkeqësisht në ndërkohë, numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë harxhuar në Republikën e Shqipërisë dhe kanë ngelur vetëm vaksinat Sinovac me prodhim nga Kina.

Dhe për arsye se në Republikën e Kosovës ne edhe po të donim, na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruara në EMA dhe në këtë situatë, ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksinat të cilat ne nuk mund të garantojmë për to. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi,” tha Vitia.

Advertisement

Kryeministri Edi Rama pas vaksinimit të 450 mjekëve të Kosovës në Kukës, ftoi autoritetet kosovare që të vaksinojnë edhe kategori të tjera të personave në Shqipëri.

Ndër kategoritë që do të vaksinoheshin ishin edhe mësuesit. Mjekët dhe infermierët nga Kosova në Shqipëri u vaksinuan me vaksinën e AstraZeneca.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy