Ministria e Arsimit bën hapa pas, plotëson kërkesën e maturantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Arsimit bën hapa pas, plotëson kërkesën e maturantëve

Pas dy ditëve protest, kërkesa e maturantëve për të ulur nivelin e pikëve për testin e Matematikës është pranuar.

 

Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një videomesazhi në “Facebook”.

 

Advertisement

“Menjëherë pas provimit të matematikës, ne ngritëm grupe pune të pavarura me ekspertë të fushës së Matematikës, që kaë analizuar me detaje çdo pyetje në test, përputhueshmërinë me programin dhe nivelin e vështirësisë. Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, ne kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë.”

 

Maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit për testin e lëndës së Matematikës, për të cilin thanë se kishte nivel të lartë vështirësie  si dhe pyetje që nuk i kishin zhvilluar gjatë tre viteve të gjimnazit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy