Ministria e Shëndetësisë: 111 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Shëndetësisë: 111 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid në vendin tonë.

 

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetare.

 

Advertisement

Ndërkohë dy persona kanë humbur betejen me Covid.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetarë, në këto bashki:
50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.
Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Advertisement

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.
Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 111
Të shëruar në 24 orë 372
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1875

Testime totale 1,740,804
Raste pozitive 271,425
Raste të shëruara 265,067
Raste Aktive 2896
Humbje jete 3,462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Advertisement

Tiranë 873
Fier 396
Elbasan 333
Lezhë 239
Vlorë 227
Berat 211
Kukës 142
Durrës 142
Gjirokastër 142
Shkodër 115
Korçë 61

Dibër 15″

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy