Ministria e Shëndetësisë: Çadra e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’ do të hiqet, ja data

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Shëndetësisë: Çadra e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’ do të hiqet, ja data

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar vendimin për çmontimin e çadrës së vaksinimit ndaj Covid-19 që  ndodhet në sheshin ‘Skënderbej”.

Sipas njoftimit të bërë, çadra do të hiqet në datën 25 nëntor.

Mësohet se vaksinimi në stadiumin “Air-Albania” do të vazhdojë rregullisht dhe të gjithë personat që duan të vaksinohen mund të paraqiten në ambientet e stadiumit në qendër të Tiranës.

Advertisement

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Advertisement

Për të kryer vaksinën #antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy