Ministrja Evis Kushi vizitë në Shkollën Shqipe “Alba Life” në Nju Jork

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Evis Kushi vizitë në Shkollën Shqipe “Alba Life” në Nju Jork

Gjatë vizitës në Nju Jork për Samitin Global të Arsimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi edhe një nga shkollat shqipe në “Staten Island”, ku është takuar me mësues dhe nxënës.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shkollën Shqipe “Alba Life” në Staten Island, ku takova mësues të përkushtuar që u mësonin me shumë dashuri fëmijëve shqiptarë gjuhën tonë të bukur shqipe. I falënderova për kontributin e çmuar që japin dhe shpreha vullnetin tonë të palëkundur për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe, jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë,” – shkruan ministrja në një publikim në rrjete sociale.

Advertisement

Vizita e Ministres Kushi në këtë shkollë shqipe kishte për qëllim që të shihte nga afër punën që bëjnë mësuesit shqiptarë për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditat dhe zakonet shqiptare, si dhe për tu njohur nga afër me problematikat që ato hasin në përditshmërinë e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy