Ministrja ia tregon me foto kryebashkiakëve: Ja si e keni situatën me plehrat! Janë në mes të rrugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja ia tregon me foto kryebashkiakëve: Ja si e keni situatën me plehrat! Janë në mes të rrugës

Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët, ku po diskutohet për administrimin e mbetjeve ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro i përballi kryebashkiakët me fotografi që tregojnë gjendjen akutale.

Kumbaro tha se fotot janë bërë së fundmi në Bashkitë e vendit nga Saranda në Shkodër, ku rrugë, parqe e zona të tjera janë të tejmbushura nga mbeturinat. Ajo kërkoi nga kryebashkiakët të bëjnë më tepër, në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik t’i gjejë të përgatitur.

“Ja situata në Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Sarandë, në Fier, etj. Nuk gjeta foto nga Qarku i Korccës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën”, tha Kumbaro, duke apeluar se situata duhet të ndryshojë. Ajo dha modelin e Lezhës e cila ka bërë një punë shumë të mirë. Pse plazhet e Lezhës janë ndër më të pastrat? Sepse ka menaxhim”, tha ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy