Ministrja Ibrahimaj: Kontrolli tek bizneset e familjes Duka ishte rastësi, asgjë e qëllimshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Ibrahimaj: Kontrolli tek bizneset e familjes Duka ishte rastësi, asgjë e qëllimshme

Mes kontrollit tatimor në bizneset e familjes Duka dhe përplasjeve të forta mes Kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe  kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk qëndron asgjë e qëllimshme.

Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e quajti rastësi që në të njëjtën ditë që teksa tatimorët po kontrollonin për paligjshmëri në aktivitetet tregtare të familjes Duka, pas disa denoncimeve të bëra, përkoi që Armand Duka shkëmbente akuza dhe kundërkauza me Erion Veliajn për zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

 

DELINA IBRAHIMAJ

Advertisement

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

“Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

 

 

Advertisement

Deklaratës së Delina Ibrahimaj për rastësinë i është përgjigjur presidenti Ilir Meta.

 

Në reagimin e tij në facebbok, kreu i shtetit shkruan se domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Reagimin e tij, Ilir Meta e mbyll me të qeshura.

 

Advertisement

Të hënën, tatimorët zbarkuan në bizneset e familjes Duka. Pak ditë para këtij aksioni, kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi kreun e FSHF-së Armand Dukën dhe familjarët e tij për probleme të mëdha me ligjin, për sa i përket administrimit të FSHF-së, lidhjet e tyre me persona me rekorde kriminale në shërbim të bizneseve të tyre.

 

Akuzat e ngritura janë mohuar nga FSHF-ja.  Ajo i cilëson si sulm politik dhe se është e gatshme të përballet me drejtësinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy