Ministrja Kumbaro: Shqipëria edhe këtë vit në krye të listës! Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit: “Melia Group” sukses i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Kumbaro: Shqipëria edhe këtë vit në krye të listës! Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit: “Melia Group” sukses i madh

Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje historike që vjen në kohën e duhur në vendin tonë, pasi impakti i turizmit po transformon në mënyrë të pabesueshme ekonominë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në botë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj theksoi se edhe këtë vit Shqipëria do të jetë në krye të listës, pasi vetëm në 3 muajt e parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri 1.7 mln turistë, 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kumbaro: Vitin e kaluar kemi pritur mbi 10 milionë turistë. Kur punët bëhen me dashuri të madhe edhe vendi i vogël ia del. Edhe këtë vit me shumë gjasë do jemi sërish në krye të listës, sepse për 3 muajt e parë mirëpritëm 1.7 milionë vizitorë të huaj, ose 60% më shumë se e njëjta periudhë krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria po përjeton kohën e vet të transformimit falë turizmit. Falë turizmit Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë dhe të luajë rolin e saj në këto kohëra të trazuara. Ne po shkruajmë një kapitull të ri me Organizatën Botërore të Turizmit. Në Shqipëri do gjeni gjithçka. Shqipëria ka mundësi t’ju joshë me të gjitha shqisat.

Pas ministres, e mori fjalën Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, i cili përgëzoi Shqipërinë për suksesin në sektorin e turizmit. Ai foli gjithashtu edhe për brandin spanjoll “Melia Group”, të cilin e quajti një sukses të madh për rajonin dhe Evropën.

Advertisement

Pololikashvili: Jam i sigurt që shumë gjëra do të ndodhin në të ardhmen. Është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të këtij zotërisë (Ramës) që e ka shndërruar vendin nga errësira në dritë. Këto shifra janë rezultat i një pune të madhe që kryemnistri Rama ka pasur. Gjithë ky transformim është rezultat i një pune të madhe dhe lidershipi të rëndësishëm. Sukseset kryesore do të vijnë nga turizmi në rajon. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Vtëm Melia po ndërton 35 hotele, gjë që sipas mendimit tim për Evropën dhe rajonin ku jetojmë është një sukses i madh. Dua të them që ne të gjithë së bashku jemi këtu për të mbështetur dhe promovuar Shqipërinë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy