“Miqtë e Ballkanit Perëndimor”/ Ministri Igli Hasani takohet me homologët në Itali, zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Miqtë e Ballkanit Perëndimor”/ Ministri Igli Hasani takohet me homologët në Itali, zbardhen diskutimet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të BP, theksoi nevojën për një qasje të re ndaj rajonit me fokus të veçantë në ekonomi.

Sipas kryediplomatit shqiptar, konvergjenca ekonomike është mjeti që i mundëson rajonit të nxisë integrimin ekonomik përpara se të kalojë në një integrim politik eventual si hapi i fundit i procesit.

Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe roli e kontributi i sektorit privat në avancimin e kësaj kauze.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Itali, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Advertisement

Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i krijuar në vitin 2023, bashkon Italinë, Austrinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Slloveninë. Grupi u krijua për të rritur vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Mirënjohje Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor për angazhimin e tyre dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, për organizimin e takimit të sotëm dhe mbështetjen e fortë për perspektivën e rajonit në BE.

Ne diskutuam mënyra praktike për të përshpejtuar integrimin në BE përmes tregut të përbashkët rajonal dhe thellimin e  bashkëpunimit me tregun e përbashkët të BE-së.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në BE, duke i dhënë përparësi integrimit të përshpejtuar sektorial përpara anëtarësimit të plotë dhe duke u fokusuar në reformat kryesore për rritje të qëndrueshme”, shkruan ministri Igli Hasani në “X”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy