Miratimi i ligjit për zonat e Mbrojtura, reagon Rama: 100% në një mendje me BE-në, ndryshimet forcojnë zhvillimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratimi i ligjit për zonat e Mbrojtura, reagon Rama: 100% në një mendje me BE-në, ndryshimet forcojnë zhvillimin

Në një seancë që nuk zgjati më shumë se 8 minuta, me 74 vota pro të mazhorancës, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Zonat Mbrojtura. Ndryshimte do të përfshijnë që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Kryeministri Edi Rama thotë se ndryshimet e miratuara sot për ligjin për Zonat e Mbrojtura janë 100% me një mendje me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë ka publikuar reagimin e BE-së dhe thekson se në këto 10 vitet e fundit është bërë një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian! *Me vizionin #Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy