Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, përfitojnë 700 mijë të moshuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, përfitojnë 700 mijë të moshuar

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëce dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

 

Lajmi është bërë me dije nga minsitri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete.

Advertisement

 

Misnitri Mete bën me dije se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

 

Advertisement

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

 

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy