Miratohet harta e re gjyqesore/ 13 gjykata të shkallës së parë, një apeli e dy administrative

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet harta e re gjyqesore/ 13 gjykata të shkallës së parë, një apeli e dy administrative

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore. Ajo përcakton që të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, një gjykatë apeli dhe 2 administrative.

 

Ndryshimet sjellin një reduktim të ndjeshëm të institucioneve të drejtesisë në shkallë vendi.

Kështu, nga 22 gjykata të shkallës së parë që ishin deri dje, ky numër do të pësojnë një tkurrje në 13 të tilla.

Advertisement

 

Apeli do të jetë vetëm një per të gjithë Shqiperine, ndërsa gjykatat administrative janë parashikur një në Tiranë dhe tjera në Lushnje.

 

Sipas KLGJ, kjo hartë do të përmirësojë situatën e fluksit të dosjeve në mënyrë që shpërndarja të jetë e barabartë për të gjitha togat e zeza.

Advertisement

 

Por nga ana tjetër, ekspertët kanë hedhur kritika pasi se shumë qytetarë do të kenë vështirësi për shkak të distancës së madhe, sidomos ato që jetojnë në zona të thella.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy