“Mirëmbajtje rruge”, ky është furgoni ku u gjet arsenali i armëve, Sino mohon akuzat: Nuk e di kush i ka futur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mirëmbajtje rruge”, ky është furgoni ku u gjet arsenali i armëve, Sino mohon akuzat: Nuk e di kush i ka futur

Një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh, të dyshuara si të trafikuara, u zbulua nga policia në Tiranë një ditë më parë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Van”, është arrestuar Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se ishte poseduesi i armëve.

Sipas gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, armët mbaheshin në një furgon që ndodhej i parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën “Myslym Shyrri”. Furgoni kishte mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët.

Advertisement

Fillimisht ka ndërhyrë policia rrugore, ndërsa më pas janë përfshirë edhe agjentët e policisë kriminale, të cilët kanë sekuestruar furgonin dhe armët që ndodheshin brenda tij.

Hetuesit bëjnë me dije se Sino ka mohuar çdo lidhje me armët. Ai ka deklaruar se mjeti është në emrin e tij, por nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë vendosur armët brenda.

Esido Barkaj: Ka qenë fillimisht policia rrugore e cila ka ndërhyrë. Menjëherë sapo është rrethuar nga policia rrugore kanë ndërhyrë agjentët e policisë krminale, të cilët kanë sekuestruar armët dhe furgonin.  Sino ka mihuar akuzat dhe ka thën se nuk ka lidhje me trafikun e armëve. Mjeti është në emër të tij, por ai thotë se nuk e ka idenë kush i ka futuar armët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy