Misteri, si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrëzimi i një avioni ushtarak grek të dielën në malet e Zagorisë duket se po kthehet në një thriller për autoritetet e vendit fqinje.

Kërkimi për aeroplanin stërvitor, i cili fillimisht u zhduk pas një fluturimi që filloi nga Kozani për në Janinë, ka çuar në një operacion të madh kërkimi mes shiut dhe reve, duke e bërë lokalizimin e avionit dhe pilotit irakian i cili ka humbur jetën gjatë përplasjes.

Kërkimet vazhdojnë me 32 zjarrfikës, 4 avionë ushtarakë grekë dhe 10 automjete me shpresën se do të arrijnë sot në  luginën midis Zagorisë dhe Janinë, në një lartësi prej 1700 metrash, në një zonë shumë të paarritshme.

Mbetjet e avionit të stërvitjes u panë nga pilotët grekë të mërkurën mbrëma në një përrua, por forcat tokësore nuk kanë arritur ende në vendndodhje për shkak të terrenit të vështirë.

Advertisement

Megjithëse piloti 32-vjeçar irakian nuk është lokalizuar, mediat greke thonë se është konfirmuar që Amar Ibrahim ka vdekur. Ai ndodhej në bazën ushtarake të Kozanit si pjesë e  një misioni të përbashkët stërvitor mes Greqisë dhe Irakut.

Piloti kishte humbur kontaktet me bazën ushtarake greke pasi sinjali elektronik i avionit ishte zhdukur , por nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimi.

Pika ku ndodhet aktualisht avioni i rrëzuar ndodhet në një distancë prej pesë miljesh detare në verilindje të Janinës.

“Piloti u përplas në mal ndoshta për shkak të mjegullës, ndërsa peizazhi me dëborë kishte kamufluar mbetjet e tij, pasi një pjesë e avionit është e mbuluar nga bora.

Advertisement

Pas katër ditë kërkimesh, avioni u gjet në një luginë në Zagorinë Lindor”, shkruan sot gazeta greke “Protothema”.

Kërkimi i forcave greke po vazhdon sot për të pestën ditë, duke mobilizuar edhe forcat e bazës ushtarake të Kozanit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy