Mitsotakis e nis vitin me ndryshime në qeveri, lëvizjet kyçe në kabinet nga ministri i Brendshëm tek ai Rural

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis e nis vitin me ndryshime në qeveri, lëvizjet kyçe në kabinet nga ministri i Brendshëm tek ai Rural

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot ndryshime në kabinetin qeverisës. Zëdhënësi i ri i qeverisë është Christos Tarandilis.

Mes ndryshimeve kyçe në qeveri janë transferimi i Kostis Hadzidakis nga Ministria e Energjtikës dhe Mjedisit te Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ku zëvendëson Yiannis Vroutsis.

Makis Voridis merr portofolin e Ministrisë së Brendshme. Deputeti Spilios Livanos merr vendin e Voridis te Ministria e Agrikulturës.

Advertisement

Nuk preken një sërë ministrash si ai i Financës Christos Staikouras, Investimeve dhe Zhvillimit Adonis Georgiadis, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i Mbrojtjes së Qytetarëve Chrysochoidis, I Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos, i Turizmit Haris Theoharis, i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, e Kulturës Lina Mendoni, i Drejtësisë Kostas Tsiaras, Qeverisjes Dixhitale Kyriakos Pierrakakis,  Infrastrukturës Kostas A. Karamanlis, Tregtisë Yiannis Plakiotakis dhe Migracionit Notis Mitarakis.

Disa transferime janë shënuar dhe në postet e zv/ministrave. Ministrat e rinj pritet që të betohen ditën e martë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy