Mitsotakis viziton Shqipërinë/ Kryeministri grek takon minoritetin në jug: Të punojmë më shumë për të drejtat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis viziton Shqipërinë/ Kryeministri grek takon minoritetin në jug: Të punojmë më shumë për të drejtat

I gjithë Derviçani doli për të pritur kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

 

Në të parën vizitë tij në fshatin e banuar kryesisht nga minoriteti grek, kreu i qeverisë së Athinës u prit me thirrjet “Eja baba”.

 

Advertisement

Në fshatin e Derviçanit mirëseardhjen ia uroi edhe kryeministri Edi Rama. Një valle e traditës greke dhe portreti i të atit të tij, Konstantinos Mitsotakis ishin festa e përgatitur nga bashkia e Dropullit.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Të kosniderojnë mik dhe vëlla edhe këtu në tokën tonë.

 

Advertisement

Të dy kryeministrat ndanë të njëjtin vlerësim për marrëdhënin e mirë mes dy vendeve me kontribut edhe të shqiptarëve me kombësi greke të Derviçanit, Himarës apo Livadhjas.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

Advertisement

KRYEMINISTER I GREQISE

 

E di shumë mirë që bëmë shumë punë, i vumë shpatullat që të përshpejtohet perspektiva europiane në Shqipëri dhe nuk është e rastit që sot janë dy flamuj, grek dhe ai shqiptari dhe mes tyre është flamuri i Bashkimit Europian. Arsyeja, rruga për integrimin e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por do jetë e ngutur sepse Shqipëria ia vlen të bëhet pjesëtare e Europës. Ju do keni dobi nga ky zhvillim. Dua përsëri t’iu deklaroj, se vizita ime sot këtu në dy bashki minoritare dhe në Himarë është një vizitë me emocion të veçantë sepse me të vërtetë e kam  kujdes për minoritetin grek dhe do bëj gjithçka mundem gjithçka që kalon nga dora ime që t’iu ndihmoj dhe t’iu mbështes.

 

Advertisement

Kyriakos Mitsotakis e ftoi të rikthehet në Derviçan për përurimin e sheshit që do të mbajë emrin e të atit të tij, Konstantinos Mitsotakis.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

Advertisement

KRYEMINISTER I GREQISE

 

Mund të bëjmë akoma më shumë për të zhvilluar të dyja zonat, zonën tuaj

 

Advertisement

dhe zonën që ndodhet në Greqi dhe jemi duke e futur në rrugë çështjedhe projekte mjedisore, sic është edhe lumi i Vjosës, i cili buron nga Janina, por përshkon një rrugë të gjatë në Shqipëri dhe është i vetmi lum i madh në Europë që nuk ka diga dhe duam së bashku, qeveria greke dhe shqiptare, ta mbrojmë atë.Këto janë projekte të cilat përfundimisht do të dalin në dobi të të dy popujve. Por përveç miqve nga Greqia që kanë ardhur këtu kam gëzimin e madh të shoqërohem këtu nga një njeriu juaj, nga zoti Pirro Dhima, i cili për aq shumë herë ka ngritur në shpatullat e tij Greqinë, e nderoi vendin tonë në kaq olimpiada dhe na sjell emocion të veçantë që sot kthehet në tokat e tij amtare dhe shikon kaq njerëz të mbledhur këtu.

 

Ndalesën e parë në vizitën e tij në jug të vendit, kreu i qeverisë së Athinës e bëri në Himarë. Ai mbërriti me një helikopter ushtarak dhe u prit nga kreu i Partisë së Bashkimit të të drejtave të Njeriut, Vangjel Dule dhe anëtarë të tjerë të Omonias.

 

Advertisement

Ndryshe nga Derviçani ku ishin prezentë flamujt shqiptarë, në Himarë minoriteti atje mbante vetëm flamurin grek.

 

Në agjendën e tij përveç takimeve me minoritetet greke në Himarë, Livadhja dhe Derviçan, ishin edhe disa vizita në shkolla dhe kisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy