Mjekë në sheshe për vapën; edhe bashkia e Tiranës hap tenda ku jepet ndihma e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekë në sheshe për vapën; edhe bashkia e Tiranës hap tenda ku jepet ndihma e parë

Ky qytetar i cili po merr ndihmë mjekësore shfaqi probleme me tensionin pas ekspozimit të gjatë në diell.

 

PACIENTE

 

Advertisement

Për tensionin, erdha bëra matjen e tensionit, normal e kisha. Është hera e parë që vij e paraqitem në këtë autoambulancë.”

 

Sipas mjekëve, çdo ditë janë rreth 30 qytetarë që kanë kërkuar ndihmën e bluzave të bardha tek autoambulanca e vendosur ne sheshin ‘Skëndërbej’ në kryeqytet.

 

Advertisement

KLEJDI CANKJA

QENDRA KOMBETARE E URGJENCES MJEKESORE

 

‘Ne operojmë gjatë orëve të pikut, që janë nga ora 11.00 deri në orën 18.00, kur temperatuar janë më të nxehta. Vijnë me gjendje lipotemie, plogështi, hypertension, dobësi, dhimbje koke. Deri më tani nga pika jonë nuk pa pasur raste që i kemi dërguar në spital.’

Advertisement

 

Per të përballuar rastet e shumta të qytetarëve që kanë pësuar goditje nga temperaturat, edhe bashkia e tiranës ka hapur dy tenda që asistohen nga studentët e mjekësisë në mënyrë vullnetare.

 

ANDI SEFERI 

Advertisement

ZV/KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS

 

“Një është në sheshin Skëndërbej dhe një tjetër në pranë digës së liqenit artificial, këto pika asistohen ngas studentët e mjekësië në mënyrë vullnetare. Shërbim që ofrohet paradite dhe masdite. Por edhe shërbimet e tjera të drejtorive të Bashkisë Tiranë janë të shtuara në këtë periudhë referojnë pranë këtyre pikave njerëzit që kanë shqetësime.”

 

Advertisement

Nëntë autoambulancat dhe çadrat do të qëndronin ne terren vetëm 1 javë por mjekët shprehen se nëse i nxehti vijon ato do të vazhdojnë të jene të hapura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy