Mjekë për Shqipërinë/ Manastirliu: Shtohen 116 mjekë të rinj specialistë, faktor ndryshimi për çdo spital rajonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekë për Shqipërinë/ Manastirliu: Shtohen 116 mjekë të rinj specialistë, faktor ndryshimi për çdo spital rajonal

116 mjekë specialistë që përfundojnë specializimin afatgjatë 4 vjeçar këtë vit, do të shërbejnë në spitalet rajonale e bashkiake për qytetarët, për të ofruar shërbim të specializuar afër vendbanimit.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një takim me mjekët specializantë, ka vlerësuar mjekët e rinj, duke nënvizuar se falë tyre do të ofrohet shërbim cilësor në spitalet në të gjithë Shqipërinë.

 

Advertisement

“Jam e bindur që ju, 116 mjekët specializantë që përfundoni ciklin e specializimeve këtë vit, do të jeni një faktor ndryshimi për çdo spital rajonal ku ju do të emëroheni dhe do të ushtroni profesionin tuaj gjatë këtyre viteve. Duke filluar nga ato specialitete që kanë kërkesa të mëdha, që janë specialitetet e reanimacionit, kirurgjisë, obstetrikë- gjinekologjisë, pediatrisë apo edhe të tjera specialitete do të keni mundësi që ju së bashku me ekipet në spitalet rajonale të jepni më të mirën tuaj, por edhe të përçoni të gjithë atë eksperiencë që e keni marrë në QSUT dhe gjatë periudhës së pandemisë, ku ju keni ofruar një shërbim esencial në spitalet tona, në QSUT në shumë shërbime”,– tha Manastirliu.

 

Duke iu referuar të dhënave, Manastirliu u shpreh se në këto vite ka një rritje të numrit të mjekëve për 1 mijë banorë, krahasuar me disa vite më parë.

 

Advertisement

“Lëvizshmëria e mjekëve është një fenomen që ka prekur të gjithë Europën. Por nga ana tjetër, identifikohen me dhjetëra edhe me qindra mjekë në sistemin shëndetësor, të cilët tashmë kanë ardhur në Shqipëri dhe ushtrojnë profesionin dhe shërbejnë për vendin e tyre. Dhe nëse është e vërtetë që Shqipëria ka pasur 1.1 – 1.2 mjekë për 1000 banorë në vitin 2012, sot në vendin tonë ne kemi 1.93 mjekë për 1000 banorë”-, tha Manastirliu, duke iu referuar të dhënave zyrtare për dyfishimin e numrit të mjekëve/1 mijë banorë.

 

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se autonomia spitalore do të sjellë përmirësim në efikasitetin e menaxhimit të spitaleve publike: “Sfida tjetër përpara nesh lidhet me reformën spitalore, lidhet me transformimin e sistemit spitalor nëpërmjet modelit të autonomisë spitalore. Një model i cili do të aplikohet fillimisht në një sistem pilot në spitalin Memorial në Fier e për t’u shtirë kështu në spitalet e vendit, të cilat do të përfitojnë kartën e autonomisë spitalore. Do të kemi mundësi që të ofrojmë për mjekët që kërkojnë apo që kanë mundësi për të kryer praktikat dyfishe brenda mureve të spitaleve publike, për të krijuar një mundësi dhe një mbështetje nëpërmjet incentivave financiare, por mbi të gjitha për t’i patur mjekët sa më shumë brenda mureve të spitaleve publike” .

Pas një bllokimi të specializimeve për katër vite, me rihapjen e tyre në vitin 2015, ciklet e specializimit janë hapur çdo vit, duke garantuar një armatë mjekësh të rinj, të cilët i bashkohen ekipeve të mjekëve në institucionet shëndetësore publike. Në total gjatë këtyre viteve, janë ofruar mbi 1,700 kuota specializimesh nga të cilat 811 janë kuota të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy