Mjekët: Kujdes nga alergjitë/ “Më të rezikuarit janë fëmijët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët: Kujdes nga alergjitë/ “Më të rezikuarit janë fëmijët”

Lagështira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjisë në periudhën e vjeshtës.

 

Mjekët alergologë thonë se po vihet re një shtim i personave me alergji dhe duke u ndërthurur me virozat gjendja e pacientëve rëndohet më tepër.

 

Advertisement

MEHMET HOXHA

 

MJEK ALERGOLOG, QSUT

 

Advertisement

“Kemi një rritje të dukshme të rasteve me alergji dhe agravim të gjendjes klinike të pacientëve alergjikë që janë të diagnostikuar prej shumë kohësh me sëmundje alergjike. Në këët stine janë polinozat e  shkurreve ose polinozat e vonuara përgjegjës për agravimin e situatës. Në këto kushte që jemi fillojnë edhe rëndohen rastet e alergjisë nga pluhurat e shtëpisë. E ndërfurur kjo me virozat e e stinës situata bëhët më problematike”.

 

Një ndër këshillat ku mjekët vënë theksin është që pacientët nuk duhet të vetëmjekohen pa u konsultuar.

 

Advertisement

MEHMET HOXHA

 

MJEK ALERGOLOG, QSUT

 

Advertisement

“Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më efikase për kontrollin e këtyre sëmundjeve. Vaksinimi tenton që pacientët ti kthejë në një përgjigje imunologjike normale. Tërheq vëmendje është të mos përdoren shumë antibiotik. Përdorimi i tepërt i antibotikëve tashmë ështe vërtetuar që shoqërohet me rritje të trendit të sëmundjeve alergjike”.

 

Alergologët tregojnë një sërë simptomash, që shfaqen nga alergjitë, të cilat janë të ngjashme me gripin dhe virozat.

 

Advertisement

MEHMET HOXHA

 

MJEK ALERGOLOG, QSUT

 

Advertisement

“Temperatura na diferencon nga virozat. Marrja e frymës që është specifike e alergjisë. Periudha dhe karakteri i kollës. Por ajo që i vë vulën janë provat e alergjisë, nëse rezultojnë pozitive atëherë  duhet menduar për alergji. Nëse një person kalon viroza të shpeshta në vit është një situatë alarmi, pasi nuk është virozë e thjeshtë por alergji”.

 

Më të rrezikuarit nga alergjitë e vjeshtës janë fëmijët, por nuk përjashtohen edhe personat e grupmoshave të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy