Mjekët nga Kosova vaksinohen në Kukës, deri tani 250 injeksione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët nga Kosova vaksinohen në Kukës, deri tani 250 injeksione

250 mjekë dhe punonjës shendetesorë nga Kosova moren në Kukës dozën e vaksinës Astrazeneca.

Mjeket e infermieret, raporton Vizion Plus, janë kryesisht nga klinika infektive e Prishtinës. kryeministri Rama tha se u zgjodh vaksinimi në Kukës pasi kontrata nuk e lejon eksportin e dozave jashtë territorit.

 

EDI RAMA KRYEMINISTER

Advertisement

 

 

E ardhmja dihet se cila është, por edhe në të sotmen ne jemi një, jemi bashkë edhe mirë se keni ardhur dhe ne do të bëjmë gjithçka deri në fund. Ne padiskutim do bëjmë prapë, hap pas hapi. Tani presim një sasi të madhe dhe në qoftë se do ta marrim, sapo ta marrim menjëherë do t’ju vëmë në dispozicion. Filluam me 500, do vazhdojmë patjetër, ne nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm atje sepse në fund të fundit ne jemi një. Ai shoku në Beograd le të nxjerrë harta e të lozë në facebook, ne jemi një dhe do vazhdojmë të jemi një deri në fund. Kontratatg nuk lejojne qe ne vaksinat ti dergojme ne Kosove, por mund te vijne mjeket ketu ne Kukes lehtesisht.

 

Advertisement

 

Autoritetet kosovare te shendetsise vleresuan ndihmen e shqiperise per vaksinimin e bluzave te badrha

 

BLERIM SYLA

Advertisement

KREU I SINDIKATES SE SHEDETESISE, KOSOVE

 

“Ashtu siç na keni premtuar dhe organizuar nga Ministria e Shëndetësisë 250 mjekë vaksinohen sot e në vijim të tjerët.500 dozat e para për ne është një fillim shumë i bukur dhe i mirë. Unë uroj dhe falenderoj punonjësit shëndetësor, jam i impresionuar me pritjen që na keni bërë dhe shpresoj t’ja u rikthejmë në një mënyrë tjetër”.

 

Advertisement

Vaksinimi i 500 bluzave të bardha do të kryehet në ambientet e pallatit të kulturës “ Hasan Prishtina” të këtij qyteti. Kosova eshte vetmi vend ne rajon qe nuk ka mundur te marre ende asnje sasi vaksinash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy