Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri tregon emra pas skandalit me të sëmurët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri tregon emra pas skandalit me të sëmurët

Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas akuzave që rëndojnë me të si e përfshirë në skemën e mashtrimit me të sëmurët me kancer.

Ajo theksoi se në spitalin e Onkologjikut duhet të bëhen ndryshime rrënjësore për të ndryshuar sistemin shëndetësor në dobi të qytetarëve.

Nga ana tjetër, ajo mohoi në mënyrë kategorike të jetë e përfshirë në skemën e mashtrimit për të cilën është nën hetim.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë. Unë jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën timë nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në privat”, tha  ajo.

Advertisement

Ndonëse ngjarja për të cilën ajo dhe kolegët e saj janë nën hetim, mjekja Alketa Pere në prononcimin e saj është fokusuar të debatojë me gazetarët, të cilët i akuzon për mungesë etike me argumentin se nuk e kanë nxjerrë estetikisht mirë në fotot e publikuara.

“Jam e mërzitur me ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotografitë”, thotë ajo teksa i bërtet gazetares./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy