Mjeku Edvin Prifti merret i pandehur, këto janë dy veprat penale për të cilat akuzohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku Edvin Prifti merret i pandehur, këto janë dy veprat penale për të cilat akuzohet

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti është marrë i pandehur nga SPAK.

Ai akuzohet për dy vepra penale, pastrim parash dhe korrupsion

Ai ishte prezent në seancën e zhvilluar prej tij, ku ka qëndruar prej gati tre orësh.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Advertisement

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut Prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy