Mjeku Shapo: Vaksina e njeh këtë “fytyrë” të re të virusit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku Shapo: Vaksina e njeh këtë “fytyrë” të re të virusit!

Më shumë se një mijë raste të një varianti të ri të COVID janë zbuluar në Angli, kryesisht në në jug të vendit. Grupi i dytë i mutacioneve, u vu re nga ekspertët më herët. Ky mutacion ka ndodhur disa herë. Ajo që është shqetësuese për këtë mutacion është se antitrupat nga gjaku i atyre që mbijetuan nga COVID-19 ishin më pak efektivë në sulmimin e këtij varianti të virusit. Është ngritur pyetja nëse vaksina do të vazhdojë të jetë efektive nëse ndodhin mutacione të proteinave, duke pasur parasysh që tre prodhues kryesorë Pfizer, Moderna dhe Oxford  kanë prodhuar vaksina që stimulojnë sistemin imunitar të sulmojë këtë virus.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku specialist i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo u shpreh se tashmë vaksina për Covid-19 e njeh këtë ‘fytyrë’ të re të virusit.

“Të gjitha vaksinat kanë marrë parasysh mutacionet dhe ndryshimet gjenetike të këtij virusi, çfarë nënkupton që ato janë të afta dhe kanë marrë parasysh një sërë lotusesh sipërfaqesh virale dhe na japin mundësinë e krijimit të antitrupave, pra të njohjes së fytyrave të ndryshme që mund të marrë virusi.

Kjo është një fytyrë e re që ka marrë virusi, por që vaksina duhet ta njohë. Çfarë do të ndodhë, është ajo që duhet monitoruar me kujdes në ditët, javët e muajt në vazhdim.

Advertisement

Në rast se do kemi mutacione të këtij lloji, me shumicë, atëherë duhet parë me kujdes dhe vaksina, por për momentin mendohet që ajo është e sigurtë dhe mjaft efektive”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy