Mohoi gjenocidin serb, kërkohet dorëheqja e ministrit malazez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mohoi gjenocidin serb, kërkohet dorëheqja e ministrit malazez

Një debat politik që ka përfshirë shumë palë është krijuar në Mal të Zi pasi ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviç mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Madje ai shkoi me tej kur tha se Gjykata e Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë.

I menjëhershë ishte reagimi i zv kryeministrit, Dritan Abazoviç i cili citoi kryeministrin e vendit kur tha se presin që ministri të japë sot dorëheqjen para se ta shkarkojnë me votë në kabinet.

“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy