“Moisi Habilajn e lanë pa bukë në burg, e ndihmoi familja mafioze e Cosa Nostres”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Moisi Habilajn e lanë pa bukë në burg, e ndihmoi familja mafioze e Cosa Nostres”

Detaje të reja dalin në dritë nga aksioni i një dite më parë në Itali, ku u arrestuan 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, mes tyre italian, kolumbian dhe shqiptarë.

Në dosjen e prokurorisë së Katanias, përgjimet nxjerrin sërish në skenë emrin e Moisi Habilajt. Në bisedën mes dy shqiptarëve, Indrit Karafili dhe Julian Hoxhaj, të dy teëarrestuar, përmenden vështirësitë e Habilajt në burg dhe ndihmën që i është dhënë nga Natalino Nizza, pjesë e familjes mafioze Santapaola të Cosa Nostras

 

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur arritën paratë Moisiu i bleu Natalinos një kostum të Juventusit .”

Advertisement

 

Po ashtu bisedohet dhe për vizitën e gruas së dytë të Habilajt dhe djalit të tij, i cili kishte kontakte direkte me Nizzen.

 

Por një detaj tjetër i përmendur në dosje, është biseda e Indrit Karafilit me një prej kolumbianëve të arrestuar, e 11 majit 2019. Kur kolumbiani i njohur si Bryan e pyet lidhur me situatën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, Karafili përgjigjet

Advertisement

 

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vjetësh, që kur erdhi ai maskarai. Deri para tre vitesh ishte kështu: 10 për qind e merrte shteti.”

 

Por në dosje nuk del asnjë detaj tjetër se cili ishte personi që kishte prishur biznesin e tyre.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy