Mori Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Investimi më i madh për një projekt madhështor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mori Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Investimi më i madh për një projekt madhështor

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli reagoi për herë të parë pasi kompania e tij “Mabetex International” fitoi garën për Aeroportin e Vlorës.

 

Në “Facebook”, Pacolli u shpreh falënderues për këtë mundësi dhe tha se ky do të jetë një projekt madhështor.

 

Advertisement

Ai bëri me dije edhe sa do të investohet për ndërtimin e këtij aeroporti.

 

“Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit  në tokën shqiptare.  Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi. Vlera e investimit është e madhe. Në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona €. Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.”

 

Advertisement

Në rastin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, qeveria ka zgjedhur skemën e garantimit të të ardhurave të munguara.

 

Në rast të mos realizimit të skenarit bazë sipas viteve shteti të kompensojë të ardhurat nga mos realizimi I fluturimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy