“Moska të tërhiqet”/ Meta: Shqipëria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Moska të tërhiqet”/ Meta: Shqipëria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Edhe presidenti Ilir Meta ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

 

Kreu i shtetit shprehet se i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!

 

Advertisement

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy